
Doorstep Statement by NATO Secretary General Jens Stoltenberg
“NATO pret që deri më 15 shkurt Parlamenti i Maqedonisë dhe Greqisë të përfundojnë procedurat rreth marrëveshjes së Prespës”.
Këtë e ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në letrën e dërguar për të dy vendet sipas gazetës greke “Kathimerini”, duke shtuar se Aleanca pret proces të shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës greke, këtë ditëve të fundit e ka theksuar edhe zëdhënës i Qeverisë së Greqisë Dimitris Tzanakopoulos, i cili ka thënë se më 18 janar Alexis Tsipras do të sjell vendim kur marrëveshja e Prespës do të sillet para Kuvendit për ratifikim.
Ndryshe, faza e fundit për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë pritet të fillojë të mërkurën e ardhshme, kur edhe është caktuar seancë kuvendore për propozim-ndryshimet kushtetuese.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...