Fundi i vitit e gjeti veriun e Kosovës ndryshe nga komunat tjera.
Atje, në vend të dekorimeve për festat e fundvitit, krejt çka mund të shiheshin ishin flamujt serbë të vendosur në çdo cep të qytetit, shkruan lajmi.net.
Ani pse kjo komunë gjendet në territorin e Republikës së Kosovës, simbolet e vendosura nëpër ballkonet banesave kolektive dhe në sheshin kryesor, ‘Car Lazar’, nuk të jepnin ndjesinë e tillë.
Kjo pjesë e vendit, ka ditur shumë shpesh të jetë edhe vatër e problemeve ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve.
Lajmi.net ka qëndruar në njërën nga ditët e fundvitit në veri të Mitrovicës.
Banorët shqiptarë, nuk flasin para kamerave. Ata frikësohen se mund të pësojnë nga komuniteti shumicë.
Frika e tyre nuk vjen vetëm nga ndonjë sulm fizik. Ata posedojnë edhe biznese, ekzistencën e të cilave e sigurojnë vetëm duke bashkëpunuar me serbët.
Prapa kamerave, thonë se frikësohen se një ditë prej ditësh, dikush mund t’ua prish ‘rehatinë’./lajmi.net/
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro