Gjatë këtij viti që po lemë pas, në Kosovë kanë humbur jetën 122 persona në aksidente trafiku.
Në vitin 2018 në Kosovë kanë ndodhur rreth 15 mijë aksidente, raporton lajmi.net.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës dërguar për lajmi.net, nga tërë këto aksidente kanë humbur jetën 122 persona.
Duke e krahasuar numrin e vdekjeve në aksident me vitin 2017, gjatë vitit 2018 kanë qenë tre raste më shumë, pra në vitin 2017 nga aksidentet në trafik kishin humbur jetën gjithsej 119 persona.
Ndërkaq, numri i aksidenteve me persona të lënduar dhe pa persona të lënduar arrin në 15 mijë aksidente.
Prej tyre rreth 6 mijë aksidente me të lënduar , ndërsa, mbi 9 mijë vetëm me dëme materiale
Përderisa janë shqiptuar rreth 400 mijë tiketa trafiku për shoferët që kanë bërë kundërvajtje në trafik.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë