Anthony Joshua duket se është shumë i vendosur që të luftojë me Deontay Wilder.
Ai ka thënë se i ka dërguar një mesazh “bomberit të bronztë” ku i ka thënë se është i gatshëm që të bëhet kampioni i padiskutueshëm.
Kampioni i IBF, ËBA, ËBO, ka thënë se preferon të përballet me wilder në mënyrë që ta marrë edhe rripin e ËBC, të cilin e mbanë amerikani Wilder.
Të gjitha këto fjalë, britaniku i kishte thënë menjëherë pas ndeshjes Whyte – Chisora, ku AJ ishte i pranishëm.
“Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjmë. Unë duhet të ndeshem me Deontay Wilder për rripin” ka thënë Joshua për “Sky Sport”, transmeton lajmi.net.
Më duket interesante kur dëgjova trajnerin e Fury duke thënë se ai ka nevojë për pushim. Ai sapo është rikthyer” ka thënë tutje AJ.
“Mendoj se tash Wilder është në pozitë të palakmueshme, sepse është përpjekur që të më shmanget. Tashmë ai është në pozitë të keqe. JAM GATI” ka thënë në fund Joshua.
Joshua – Wilder është një prej dueleve të cilin ëndërrojnë ta shohin shumë adhurues të boksit.
Të dy janë të pamposhtur në kategorinë e tyre, dhe kjo do të ishte prej dueleve më interesante.
Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
Kokainë brenda “lëkurës së gjedhëve” me vlerë 3.6 milionë eu...
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...