I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se si kryetar Komune e përkrah inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.
Në këtë mënyrë, Bekim Jashari e përkrah nismën e ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.
“Sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimeve në Mitrovicë, dhe ne si institucione lokale do ta përkrahim peticionin për bashkimin e qytetit”, ka shkruar Bekim Jashari në profilin e tij në “Facebook”.
Me kërkesën e kryetarit Agim Bahtiri sot në Mitrovicë ka filluar nënshkrimi i peticionit për inicimin e procedurës për ndryshim – plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.
Pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte dalë me idenë për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.
Bahtiri për këtë ka marrë mbështetjen nga Kuvendi Komunal, por MAPL e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Në një mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal, që është mbajtur sot, Agim Bahtiri vendimin e Ministrisë së Administratës Publike e ka quajtur “skandaloz”, duke e ftuar që ta rishqyrtojë atë.
“Sot kemi ardhur t’i themi MAPL-së që keni gabuar plotësisht dhe ky është një vendim skandaloz. Ne kemi bërë një kërkesë në Qeverinë e Kosovës dhe ajo është shumë legjitime dhe i ftoj ministrinë që t’i rishqyrtojë dhe të mos na lë në fund të rrugës”, tha ai.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm iniciativë e tij por e të gjithë krerëve shtetëror me çka është shprehur i bindur që do të ketë sukses.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...