Ish mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso, mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich.
Kështu të paktën mendon bosi i Bayern, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se spanjolli do të ishte super trajner.
“Do të doja që ai të kthehej në Bayern në ndonjë pikë” ka thënë Rummenigge.
“Xabi zotëron një autoritet nga natyra e tij. Ai ka pasur trajner të shkëlqyer, flet në shumë gjuhë dhe është një personalitet i jashtëzakonshëm” ka thënë tutje bosi i Bayern.
“Alonso ishte “gjenerali i mesfushës”. Ai shpërndante lojën për mrekulli, ishte i magjishëm. Ai drejtonte për mrekulli tempon e lojës” ka thënë tutje Heinz.
Alonso luajti për tri sezone me skuadrën e Bayern, gjatë viteve 2014/15 deri më 2016/17.
Ai gjatë asaj kohe luajti në 79 ndeshje dhe shënoi pesë gola.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...