Studentët e Universitetit të Prishrinës kanë organizuar sot një marsh simbolik në shenjë revolte ndaj BE-së për mos liberalizimin e vizave.
Me këtë rast Bekim Ibishi student ka thënë treguar për këtë aktivitet.
“Kur të gjithë janë në festë ne s’festojmë pasi qe jemi te izoluar. Andaj ne ju kemi sjellë sot pasaportat tona të pavlera këtu të zyret e BE-së”, ka thënë ai.
E Blendon Arifi theksoi se izolimi nga BE nuk është i drejtë.
“Sot kemi dal në ditën e Kërshëndellave pasi që jemi të vetmit në Evropë që jemi të izoluar. Neve s’na intereson politika. Ky izolim nga BE-ja nuk është i drejt. Kërkojmë nga BE të na i mundësoj lëvizjen e lirë dhe shkollimin në Evropë. A është izolimi vlerë e BE-së?”, theksoi ai.
Edison Syla ka pyetur edhe sa kritere duhet të bëhen për të marr vizat.
“Neve po na behet padrejtësia më e madhe. Ne i kemi sjell disa dhurata zonjës Mogherini. Ndërsa e pyes se edhe sa kritere na duhen për të marr vizat”, shtoi ai./arbresh.info

Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...