Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai iu përgjigj interesimit të deputetes belge, Gwenawlle Grovonius duke thënë se: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan. Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin ”, përfundoi ai.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale