Ish kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney e ka përkrahur vendimin e klubit për të shkarkuar Jose Mourinhon dhe thotë se Ole Gunnar Solskjaeri do t’i sjellë freski skuadrës.
United ka ndarë rrugët me Mourinhon të hënën pasi Liverpooli mposhti “Djajtë e Kuq” me rezultat 3 me 1 në Anfield duke i lënë ata me 19 pikë prapa rivalit të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Rooney ka shpenzuar një sezon nën udhëheqjen e Mourinhos, por vendosi të largohet nga klubi për kalim në Everton si pasojë e qëndrimit të shumtë në bankinë. 33-vjeçari më pas është transferuar në DC United, por thotë se ai qëndron në kontakt me shumicën e skuadrës dhe ka thënë se “diçka” duhej të ndryshonte.
“Diçka duhej të ndryshonte. Ishte një vendim i duhur (për shkarkimin e Joses)”, ka thënë Rooney për ‘BT Sports’. “Klubi i ka dhënë Oles detyrën deri në fund të sezonit për të parë se si do të shkojë”
“Qëndrojë në kontakt me shumicën e njerëzve në klub. Flas me ata shumë. Që të jeni një klub i suksesshëm ju duhet që të bëni gjithçka në formën e duhur”
“Raporti mes disa personave te stafi dhe lojtarëve nuk ka qenë i mirë. Sjellja e Oles dhe Mickut brenda do të ndryshojë gjërat”
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...