Juventusi ishte klubi i vetëm që Cristiano Ronaldo dëshironte t’i bashkohej kur vendosi të largohet nga Real Madridit, ka zbuluar agjenti i sulmuesit – Jorges Mendes.
Ronaldo i dha fund nëntë viteve të tij të shkëlqyera në Madrid gjatë verës duke iu bashkuar gjigantit në Serie A për një tarifë prej 112 milionë euro dhe deri tani ka shënuar 12 gola brenda 21 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet qysh pas arritjes së tij në Torino, transmeton portali arbresh.info.
“Ronaldo më ka thënë mua se dëshiron të luaj vetëm në Juventus”, ka thënë Mendes për ‘Rai Sports’.
“Dua ta bëjë të qartë se ideja ishte e tij dhe në ndodhi në janar të vitit 2018 dhe pak njerëz e dinin për këtë dhe unë kam menduar se do të jetë shumë e vështirë”
“Do doja të thoja se falë prezencës së tij, i gjithë futbolli italian ka përfituar”
Juventusi është me 12 pikë të pastra në krye të tabelës në Serie A dhe do të përballet me skuadrën e AS Romas mbrëmjen e sotme (e shtunë) para ndeshjeve kundër Atalantas dhe Sampdorias, ndaj të cilave Allegri ka konfirmuar se Ronaldo nuk do të luaj./arbresh.info/
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës