AC Milani dhe Fiorentina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse kanë pësuar vetëm një disfatë në tetë ndeshjet e tyre të fundit në kampionatin italian (katër fitore, tri barazime dhe një humbje), nikoqirët e këtij takimi duhet të sigurojnë më shumë fitore për të vazhduar qëndrimin në pozitë të mirë në tabelë.
Nga ana tjetër, Fiorentina ka nisur të marrë së fundmi rezultate pozitive por takimi kundër skuadrës Gennaro Gattusos do të jetë i vështirë për shkak se ata janë të pamposhtur në katër ndeshjet e tyre në shtëpi.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 15:00./arbresh.info/
Milan: G Donnarumma; Abate, Romagnoli, Zapata, Rodriguez; Calabria, Mauri, Calhanoglu; Suso, Higuain, Castillejo
Fiorentina: Lafont; Milenkovic, Pezzella, Vitor Hugo, Biraghi; Edimilson Fernandes, Veretout, Benassi; Chiesa, Simeone, Mirallas
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...