Këngëtarja shumë e dashur për miliona fansa, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një prej personazheve më të diskutuar në media.
Ajo ndiqet nga plot shtatë milionë vetë në rrjetin social Instagram, në të cilin shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Bebe Rexha është vajza e dy prindërve: Flamur dhe Bukie, ndërsa ka edhe një vëlla, të quajtur Florent.
Me këtë të fundit, këngëtarja ka treguar se ruan një raport shumë special, dhe se është e lumtur që e ka në krah për çdo gjë që mund t’i nevojitet.

Motër e vëlla shpesh publikojnë imazhe në shoqëri të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ndërsa kalojnë çaste të mira mes vete.
Ata kanë treguar se kanë një dashuri të madhe për kafshët shtëpiake, teksa secili prej tyre mban nga një qen në shtëpi.
https://www.instagram.com/p/Brq4d96FVI8/?utm_source=ig_embed
Së fundmi, Bleta (emri i vërtet i këngëtares), dhe Florenti kanë pozuar së bashku për fundvit, me qentë e tyre në duar, duke treguar dashurinë e madhe që kanë për ta.
Madje, Bebe Rexha, qenushit të saj të cilin e quan Bear, i ka hapur edhe një llogari në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga mijëra persona. /Telegrafi/
Nesër protesta në Shkup: OVL-UÇK pret 20 mijë pjesëmarrës
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës