Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, është portier më i mirë se ylli i Bayern Munich, Manuel Neuer.
Këtë e ka thënë ish portier legjendar i Bayern Munich dhe Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Kahn.
Liverpool afatin e fundit kalimtar theu rekordet në tregun e transferimeve, duke e transferuar për 62.5 milionë euro Alisson nga skuadra e Romës.
Paraqitjet e portierit brazilian kanë kontribuar në sukseset e Liverpool këtë sezon, që kryeson në Premierligë pas 17 xhirove.
“Për momentin është Alisson. Ai tregoi në Kupën e Botës që është një portier i klasit botëror”, është përgjigjur Kahn në pyetjen se kush është më i mirë mes Alisson dhe Neuer, përcjell ‘lajmi.net’.
“Neuer nuk kishte paraqitje të mira pas kthimit nga lëndimi. Mendoj se dy gjëra kanë thyer ritmin e tij, dalja e ashpër nga Kupa e Botës dhe lëndimi”.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...