Marrëdhënia e tij me lojtarë duket se ka qenë shkaku kryesorë.
Sipas Mirror, Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United në mënyrë që të ndalet revolta dhe largimet e lojtarëve nga ky ekip.
Kjo media shkruan se disa nga lojtarët e Manchester United kishin kërcënuar se do të kërkojnë largimin që në muajin e ardhshëm nëse Jose Mourinho do të mbetet në stolin e skuadrës.
Lojtarët raportohet se kishin humbur besimin në metodat dhe teknikat e portugezit.
Po ashtu, disa lojtarë ishin ankuar në trajnerin edhe për mënyrën se si ai i trajtonte.
Në këtë rast nuk ishte vetëm Paul Pogba që ishte ankuar, pasi që lojtarë të tjerë që janë ankuar për këtë gjë janë edhe Luke Shaë, Anthony Martia dhe Eric Baily.
Madje, media shkruan se edhe këta lojtarë e dëshironin largimin nëse në krye të United do të qëndronte Mourinho.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...