Një sondazh ka zbuluar se vetëm 37 për qind të tifozëve të Real Madridi dëshirojnë që Jose Mourinho të rikthehet në Bernabeu pas shkarkimit të tij nga Manchester United.
Mourinho është i papunë në këto Krishtlindje pas largimit të tij dhe ka siguruar tashmë një shumë prej 15 milionë funta nga klubi në Old Trafford ndërkohë që është përmendur se do të rikthehet menjëherë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri portugez drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013 duke fituar La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, por duket se nuk do të mirëpritet më me duar të hapura.
Një sondazh nga gazeta spanjolle ‘Marca’ ka zbuluar se vetëm 37 për qind të tifozëve të pyetur dëshirojnë që Mourinho të jetë trajneri i tyre i ardhshëm, ndërsa pjesa tjetër prej 63 për qind kërkojnë dikë tjetër.
Santiago Solari aktualisht është kryetrajner i ‘Los Blancos’ pas shkarkimit të Julen Lopeteguit në fillim të sezonit, por ai nuk besohet se do të vazhdojë në klub përtej kësaj vere./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...