Real Madridi ka deklasuar skuadrën japoneze, Kashima, me rezultat 3-0 në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube falë shkëlqimit të Gareth Bale që realizoi hetrik.
Real Madridi kishte dominimin në sfidë, por edhe japonezët arritën të dalin përpara.
Sfida në Abu Dhabi e pa golin e parë në fund të pjesë së parë, kur Marcelo asistoi për Bale i cili realizoi për 1-0.
Me qetësi Reali shkoi në pushim dhe ashtu reflektoi në pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë.
Bale shfrytëzoi një gabim për të realizuar për 2-0, kurse vetëm dy minuta më vonë (55′) sërish Marcelo asistoi për 3-0.
Kashima bëri përpjekje dhe arriti që të gjente golin në këtë takim me anë të Endos që shënoi në minutën e 78-të për 3-1.
Pas kësaj fitore Real Madridi kalon në finalen e Kupës së Botës për klube ku përballet me skuadrën Al Ain, që eliminoi River Platen në gjysmëfinale.
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
Fustani e “tradhton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në...
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...