Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, pas miratimit të Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së në ushtri.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, të lëshuar nga NATO.
Sipas komunikatës, thuhet se Stoltenberg i ka konfirmuar Haradinajt se Këshilli Veri-Atlantik ka zhvilluar një diskutim fillestar rreth ligjeve të miratuara për transformimin e FSK-së.
“Sekretari i Përgjithshëm e njoftoi z. Haradinaj se, ndërsa mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në në vitin e ardhshëm”, thuhet në komunikatë.
Tutje theksohet se NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë.
“KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi tranzicionin e FSK-së”, theksohet t’i ketë thënë Stoltenberg-Haradinajt./arbresh.info/
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...