Aro Murici ka treguar klasin e tij mbrëmjen e sotme (e martë) në takimin mes Manchester Cityt dhe Leicesiterit.
Ylli kosovar ka shpëtuar “Qytetarët” në penalti duke bërë dy pritje mjaftë të rëndësishme që i siguruan fitoren skuadrës së Pep Guardiolas në takimin në kuadër të çerekfinales në Carabao Cup, shkruan portali arbresh.info.
Koha e rregullt e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin King Power përfundoi me rezultat të barabartë dhe takimi u vendos në fund në penalti.
Portieri i Përfaqësues së Kosovës bëri dy pritje mjaftë të rëndësishme duke i dhënë kështu fitoren kampionit në fuqi të Anglisë.
Tabloidi britanez ‘DailyMail’ e ka vlerësuar pas ndeshjes si një hero portierin kosovar për dy pritjet e tij vendimtare.
Murici mbrojti goditjen nga Caglar Soytuncu dhe James Maddison./arbresh.info/
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...