Me 95 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim”, deputetët miratuan Ligjin për amnisti. Deputetët nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin dhe Syrija Rushidi, ishin të pranishëm në sallë, ndërsa deputeti Goran Milevski nga PLD u largua nga salla në momentin e votimit të ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në prag të votimit, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit tha se ai dhe deputeti Panço Minov do ta mbështesin ligjin dhe se duhet shikuar në sy dhe të vazhdohet më tej.
“Ne po kyçemi drejtë procesit, si propozues,” tha Dimovski.
Deputeti nga grupi i pavarur parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Zekir Ramçilloviq, tha se këto dy vjet ishin vitet më të vështira në demokracinë parlamentare të Maqedonisë dhe tha se mos të lejohet që edhe në dy vitet e tjera të ndodhë kjo.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...