Takimi i mbajtur sot në Bruksel për MSA-në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre të BE-së nuk ka kaluar pa tensione.
Në takimin, në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përplasje të ashpër.
Ka qenë kryeministri Haradinaj qe e ka kritikuar ashpër BE-në për mos liberalizimin e vizave.
Ndërkohë që këto kritika, duket se kanë acaruar shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, shkruan Indeksonline.
Pas takimit në Bruksel, fytyra e saj dukshëm tregon se nuk ka kaluar një ditë të mirë!
Vlen të përmendim faktin se Haradinaj ka insistuar që nuk do ta heqë taksen 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina edhe pas presionit të BE-së.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...