Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka reaguar për projekt-rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Ajo e ka përgëzuar Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm, dhe marrjen e përgjegjësisë për dialogun me Serbinë.
Apostolova ka shtuar se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.
“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.
Projekt-rezoluta e PSD-së ku e cila ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime.
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, si dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...