Kryetari i opozitës u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen pa dallim studentëve në protestën e tyre.
Sipas Bashës, Rama po luan me fatin e tyre, ndaj të gjithë duhet të dalin në shesh për të mos I lënë ata vetëm. Për të mos lënë Ramën të tallet me studentët.
“Sot gjithë Shqipëria është në protestë. Nga më madhështorja, protesta e studentëve. Jemi në emergjence kombëtare. Sot banorët e Unazës kanë protestuar bashkë me studentet. Sot nga Unaza e Re u bëj thirrje të gjithëve të dalin masivisht në mbështetjte të protestës së studentëve, sepse Rama po luan me shëndëtin dhe fatin e tyre. Të mos i lëmë fëmijët tanë vetëm. Të bashkohen qytetarët me protestën e studentëve. PD-ja mbështet 8 pikat dhe kërkojmë realizimin e tyre menjëherë nga qeveria. Kemi kërkuar shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë”, tha Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/726985007668356/
Sonte ndeshja Liverpool – Galatasaray
Rasti i rëndë i fëmijës 5-vjeçar, KOMF: Rast i njohur për in...
Shoqërohen në Polici u.d kryeshefja e ARBK-së dhe dy zyrtarë...
A pati neglizhencë nga QPS në Lipjan në rastin tronditës të ...
Tahiri: 453 persona të emëruar politikisht, Qeveria Kurti me...
Bllokohet pika kufitare Kullë-Rozhajë nga ana e Malit të Zi,...