Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton të gjithë fermerët përfitues të granteve investive, sidomos ata që në planet e tyre të biznesit kanë paraparë blerjen e makinerisë bujqësore, që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes së tyre, pasi që disa prej këtyre pajisjeve janë identifikuar pa numër serik dhe të dhëna teknike.
Për këtë arsye, AZHB ua tërheq vërejtjen fermerëve përfitues që të kenë kujdes gjatë blerjeve-furnizimit me këto pajisje nga se makineritë dhe pajisjet pa numër serik dhe të dhëna teknike nuk do të rimbursohen.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë, drejtoria e Autorizimit të Pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se gjatë procesit të autorizimit të pagesave janë paraqitur mangësi në implementimin e projekteve e sidomos për blerjet – furnizimin me makina bujqësore dhe pajisje të ndryshme, të cilat përfituesit i kanë planifikuar në planet e tyre të biznesit, transmeton kp.
Gjatë analizave për implementimin e projekteve janë identifikuar makina bujqësore dhe pajisje pa numër serik dhe të dhëna teknike, që sipas nenit 31 paragrafi 1.6 dhe 1.7 të Udhëzimit Administrativ 05/2018 dhe nenit 44 paragrafi 1.6 dhe 1.7 i U/ A, 09/2018 janë shpenzime të papranueshme.
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit