Është periudha më e bukur e vitit dhe sigurisht periudha kur keni edhe një justifikim për të pirë pamasë por edhe periudha kur pjestarët e familjes mbretërore publikojnë foton familjare për krishtlindje.
Në rastin e Meghan Markle dhe Princit Harry sapo pamë një foto të mrekullueshme që nuk e kishim parë më parë nga dasma e tyre në 19 Maj.
Në foton bardhë e zi çifti shihet duke vëzhguar fishekzjarret në Frogmore House në festën e organizuar për dasmën e tyre. Kjo është fotoja e tyre e publikuar për krishtlindje dhe është shumë romantike.

Princi William dhe Kate Middleton në anën tjetër publikuan gjithashtu një foto familjare bashkë me fëmijët e tyre Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Meghan, Harry, Kate dhe William do t’i kalojnë pushimet sëbashku këtë vit në pronën e Mbretëreshës në Sandrigham.
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...