Partneri i koalicionit në Qeverinë e Greqisë, ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i “Grekëve të pavarur”, Panos Kammenos, nuk do të pres që Marrëveshja e Prespës të arrijë në Kuvendin e Greqisë, por menjëherë kur të mbarojnë procedurat në Kuvendin e Maqedonisë, do të jep dorëheqje dhe do të dalë nga Qeveria.
“Nëse vazhdon të votohet Marrëveshja e Prespës nga ana e IRJM-së, unë do të jap dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, duke marrë gjithë peshën e kësaj përgjegjësie. Do të dal nga Qeveria”, tha Kammenos nga qyteti grek Larisa në fjalimin e tij në shtabin e forcave ajrore dhe sqaroi se si shef politik i armatës është i obliguar të ndërmarrë përgjegjësi për çështjet kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tash, qëndrimi i Kammensoit ishte se do të dalë nga Qeveria, nëse Marrëveshja e Prespës do të arrijë për ratifikim në Kuvendin e Greqisë, dhe jo pasi të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë.
Në pyetje të gazetarëve, Kammenosi i komentoi edhe deklaratat e fundi të politikanëve nga Maqedonia.
“Më vjen mirë për këto provokime, sepse ato janë pikërisht natyra e udhëheqjes së IRJM-së. Deklaratat e tyre të vazhdueshme, irredentiste provokuese konfirmojnë at që thamë dhe se nuk mund të mbulohen me një marrëveshje”, tha Kammenos.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...