Paraditen e kësaj të enjteje, gjatë punimeve të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama pranoi se protesta studentore e ka “shkundur” qeverinë me një shuplakë, por u kërkoi studentëve dialog, pse jo edhe në ambientet e Parlamentit.
Ndërkohë, studentët që ndodheshin jashtë godinës së Parlamentit e refuzuan ofertën e tij, duke u shprehur se presin që qeveria të pranojë kërkesat e tyre pa dialog dhe pa negociata.
Në mbarim të fjalës së tij, të ndarë në dy pjesë, kryeministri nuk ka pritur më, por është larguar nga Kuvendi, nga dalja dytësore e tij. Rama është larguar nga ana e pedonales, i shoqëruar nga eskorta e tij./tch

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...