Jose Mourinho e ka mohuar mungesën e intensitetit të ekipit të tij në humbjen e Ligës së Kampionëve të së mërkurës, në Valencia, gjë që e pa ekipin anglez të zhbëhej nga një gol i vetëm. Carlos Soler e hapi rezultatin e fitores 2-1 të Valencias, me (auto)golin e dytë të shënuar nga Phil Jones, i cili u dëshmua shumë për ekipin e Mourinhos.
Një gol i vonuar i Marcus Rashford i riktheu “Djajtë e Kuq” përsëri në ndeshje, por nuk mjaftoi, ishte shumë vonë për Mourinhon dhe të tijtë. Përkundër humbjes, Manchester United u kualifikua më tej në Champions, si skuadra e vendit të dytë në grup, pas Juventusit.
“Ne shënuam dy gola dhe, në vend që të fitojmë, kemi humbur. Por, le t’i lëmë shakatë; ishim shumë pasivë në pjesën e parë, e morëm me rehati. Pa intensitet dhe ambicie u shfaqëm edhe në pjesën e dytë, – tha Mourinho për “BT Sport”.
– Gjërat mund të ishin ndryshe, por ne e filluam me një gol të pësuar herët dhe i dhamë Valencias një mundësi të mirë për të kontrolluar lojën. Bëra dy ndryshime në formacion më vonë dhe ekipi u përmirësua menjëherë. Filluam të luanim më shpejt dhe të mbërritëm rrezikshëm në zonën e kundërshtarit”.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...