Protesta studentore, do të vijoi edhe gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se sot është dita e dhjetë që studentët protestojnë kundër tarifave të larta dhe parregullsive në Universitete.
Sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale protesta e studentëve do të spostohet nga Kryeministria dhe Ministria e Arsimit përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, pikërisht atëherë kur do të fillojë edhe seanca plenare e javës.
Sipas tyre : “Protesta duhet të vazhdojë paqësisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur,” thuhet në përfundim të njoftimit. /albeu.com

“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C