
TOPSHOT - US President Donald Trump speaks to the press before departing the White House for the G7 summit in Washington, DC, on June 8, 2018. (Photo by NICHOLAS KAMM / AFP) (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)
Presidenti amerikan Donald Trump i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se “nuk është i shqetësuar” në lidhje me mundësinë për nisjen e procedurave për ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e tij.
Në një artikull të botuar të martën, që bazohet në një intervistë ekskluzive me presidentin, “Reuters” citon zotin Trump të thotë se “do të jetë e vështirë të ngrihen akuza për dikë që nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe që ka krijuar ekonominë më të madhe në historinë e vendit”.
Demokratët e opozitës kanë ngritur çështjen e pagesave të bëra ndaj dy grave përpara zgjedhjeve të 2016 nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen. Sipas prokurorëve federalë ishte zoti Trump ai që urdhëroi kryerjen e pagesave.
Demokratët thonë se shumat e paguara ishin kontribute në kuadër të fushatës, në vlera shumë më të larta sesa kufijtë ligjorë dhe që nuk janë deklaruar siç duhet nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump. Ligjvënësit demokratë thonë se një shkelje e tillë e ligjit elektoral e justifikon nisjen e procedurave për ngritjen e akuzave ndaj presidentit. Por udhëheqës të lartë të partisë kanë vënë në pikëpyetje nëse kjo gjë përbën një akt penal serioz të mjaftueshëm për ngritjen e akuzave politike dhe mbajtjen e seancave dëgjimore për shkarkimin e tij.
Zoti Trump i tha agjencisë “Reuters” se pagesat nuk ishin një kontribut për fushatën dhe se “kjo çështje nuk përbënte shkelje”.
Procedurat për ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e presidentit, do të kërkonin miratimin me shumicë të thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila pritet të kalojë nën kontrollin e demokratëve duke nisur nga muaji janar. Më pas do të kërkonte miratimin nga dy të tretat e shumicës së Senatit të udhëhequr nga republikanët. /voa
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...