Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka njoftuar se me transformimin e FSK-së, pjesëtarët e saj shumë shpejt do të shkojnë në misione paqeruajtëse nëpër vende tjera.
Ai tha se kjo definohet në baze të rregullave të angazhimit sipas kapaciteteve aktuale.
“Ajo që ne duam ta bëjmë është që forca të ketë model të ndërveprueshëm me NATO-n dhe të njëjtën kohë të ketë model amerikan të doktrinës, lidershipit dhe armatimit. Gjithashtu do të kalojmë në nivel të formatit të konsultave bilaterale të mbrojtjes që është nivel i barabarte midis dy Ministrive të Mbrojtjes”.
“Përpos kësaj sipas të gjitha orientimeve pjesëtarët e forcës do të jenë bashke me ndonjë prej shteteve anëtare të NATO-s në misione paqeruajtëse në një periudhe shume të afërt. Vendi ende nuk është definuar ndërsa shkuarja në vende tjera në misione paqeruajtëse mund të jetë çështje muajsh”.
Zëvendësministri në Klan Kosova foli edhe për buxhetin e paraparë për ushtrinë, për të cilin tha se do të ketë rritje të vazhdueshme.
“Rritja e buxhetit do të jetë gradual. Nuk mund të dëmtohen programet tjera për shkak të investimeve në program të mbrojtjes. Pritet që 2% e GDP-së së përgjithshme të shkojë në program të mbrojtjes, që do të thotë se me rritjen e GDP-së do të ketë edhe rritje të buxhetit për ushtrinë”.
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...