Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e 108-të të saj, miratoi tekstin përfundimtar të propozim amendamenteve 33, 34, 35 dhe 36 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtat i paraqiti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshimet janë pjesë përbërëse e Kushtetutës dhe do të hynë në fuqi pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për anulimin e marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995 dhe për krijimin e një partneriteti strategjik ndërmjet palëve dhe ratifikimin e Protokollit për anëtarësimi në NATO të pikës së parë të marrëveshjes përfundimtare.
Përveç ndryshimeve të theksuara më herët në amendamentet 33, 34, 35 dhe 36 si rezultat i debatit publik, ka një ndryshim në tekstin e Amendamentit 36 në të cilën tani thuhet:
Republika mbron, garanton dhe u kushton veçantive, trashëgimisë historike dhe kulturore të popullit maqedonas; Republika mbron të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit; Republika kujdeset për diasporën e popullit maqedonas dhe komuniteteve të tjera dhe u kushtohet dhe promovon lidhjet me atdheun; Republika nuk do të ndërhyjë në të drejtat sovrane të shteteve të tjera dhe në punët e tyre të brendshme.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...