Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, në përmbyllje të aktiviteve që u shënuan për dhjetëvjetorin e marrëdhenieve diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë ka bërë të ditur se Gjermania mbetet mbështetësi kryesor i Kosovës në Evropë, duke komentuar edhe taksën e Kosovës për produktet serbe e boshnjake.
“Për ne Gjermania dhe diaspora kosovare në Gjermani janë shumë të rëndësishme. Gjermania mbetet mbështetësi kryesor i Kosovës në Evropë, jo vetëm si partneri kryesor tregtar i Kosovës, por edhe në aspektin politik e kulturor. Për mua kishte një domethënie simbolike edhe vendi i ceremonisë ku festuam dhjetëvjetorin, më 3 dhjetor 2018, në Commerzbank, përbri ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Portës së Brandenburgut dhe karshi Ambasadës Franceze. Për ne Gjermania është porta drejt së cilës kalon rrugëtimi ynë për në BE”, ka thënë ai gjatë fjalimit në Ambasadën e Kosovës në Berlin.
Cufaj ka shtuar se duhet t’ia bëjmë me dije gjermanëve për rëndësinë që ka ky shtet për kosovarët.
Në fund është komentuar edhe taksa e Kosovës vënë për produktet serbe dhe qëndrimin e Gjermanisë karshi kësaj teme.
“Unë si përfaqësues i Republikës së Kosovës përcjell qëndrimin e qeverisë sime. Dihet që këtu kemi qëndrime të ndryshme. Por unë nuk shoh ndonjë presion të jashtëzakonshëm nga ana e Gjermanisë për këtë çështje, por më tepër një tendencë për ta zgjidhur atë me mjete diplomatike. Ndërsa për çështjen e vizave, kisha para pak ditësh një takim me sekretarin e shtetit për çështje të brendshme, Stefan Meyer, i cili së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë, e aty shfrytëzova rastin që ta informoj se ne si shtet do të mirëprisnim sinjale pozitive jo vetëm nga Brukseli, por edhe nga Berlini. Dhe jam ende optimist se Berlinin e kemi aleat në këtë çështje”, ka përfunduar ai./DW
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...