Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, ka mbajtur konferencë për media për të dhënë mbështetjen e kësaj partie në formimin e ushtrisë duke shtuar se Kosova ka të drejtë ta ketë ushtrinë si çdo shtet tjetër në botë.
Ai ka thënë se një falënderim të veçantë për këtë proces, meritojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Republika e Kosovës sic do shtet tjetër në botë, gëzon të drejtën për të pasur Ushtrinë. Dëshirojmë të shprehim mbështetjen tonë ndaj SHBA’ve dhe partnerëve tjerë për ta mbështetur formimin e ushtrisë. FSK janë në shërbim të gjithëve, falënderojmë komunitetet joshumicë për rolin e tyre përgjatë këtyre viteve. FSK do të jenë në shërbim të forcimit të paqes”, ka thënë Hoti./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1197224243760220/?notif_id=1544536618043408¬if_t=live_video_explicit
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...