Barcelona ka reaguar rreth zërave për një largim të mundshëm të Ivan Rakitic në fund të sezonit.
Skuadra kampione e La Ligas, ka hedhur poshtë zërat se mesfushori Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona në drejtim të PSG-së.
Mundo Deportivo raorton se katalanët i kanë cilësuar spekulime raportimet për largimin e Rakitic.
Mediet në Spanjë kanë shkruar në vazhdimësi për mundësinë e largimit të Rakitic, duke shtuar se reprezentuesi kroat tashmë ka vënë në shitje shtëpinë për t’u bërë gati për një lëvizje të madhe në Ligue 1
Rakitic është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Sevilla.
Në 149 paraqitje në La Liga, reprezentuesi kroat ka shënuar 23 gola.
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...