Policia e Korçës ka proceduar penalisht organizatorët e protestës. Hetimi ka nisur ndaj përgjegjësve, të cilat bllokuan dje pasdite aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Sipas Policisë, tubimi i djeshëm i studentëve ka qenë i paligjshëm dhe jashtë normave ligjore. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë Vendore te Policisë së Korçës.
Një nga burimet tha se tubimi ka qenë i paligjshëm pasi organizatorët nuk kishin marrë leje pranë organeve të policisë lokale.
Për më shumë se një orë, fermerë por edhe militantë e anëtarë të PD e LSI kanë bllokuar aksin nacional duke shkaktuar pengimin e qarkullimit normal të mjeteve. Zyra e Shtypit thotë gjithashtu se deri në këto momente nuk ka asnjë të shoqëruar në polici.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...