Sindikata e pavarur e sektorit privat ka mbajtur konferencën e fundit për media lidhur me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat. Punëtorët e sektorit privat janë në gjendje skllavërie dhe askush nuk është duke u marrë, thonë në këtë sindikatë, shkruan arbresh.info
Viti 2018 është cilësuar si viti rekord për nga numri i rasteve me fatalitet në vendin e punës.
Për 12 muaj janë regjistruar 23 vdekje në vendin e punës.
“Kjo sindikatë duhet të fillojë me lajme jo te mira në vitin 2018 kemi mëse 23 raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, fatkeqësisht kemi numër rekord. Ky vit është viti fatkeqësisht rekord me 23 të vdekur” tha kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi.
Sipas tij, inspektorati ka dështuar të kryej punën e vet dhe si pasojë është numri kaq i lartë i rasteve të tilla.
“Deri të rastet e vdekjeve vjen si mungese e edukimit të pronarëve për të cilit shteti nuk ka bë fare lidhur me këtë lidhshmëri e gjitha çka ka bërë shteti është një reagim. Si barrë kryesore të vijnë deri të vdekjet është ministria e punës të cilët duhet të përcjellin punën dhe shëndetin e punëtorëve. Ne me bindje të plotë themi se inspektorati ka dështuar”, ka thënë ai.

Punëtorët e sektorit privat janë në gjendje skllavërie dhe askush nuk është duke u marrë, tha ai.
“Punëtoret ne sektorin privat janë duke punuar në kushte tejet të vështira. Punëtoret deklarojnë se vijnë inspektorët i tërheqin vërejtjet pronarëve por megjithatë mjafton një takim i pronarëve me inspektorët dhe gjendja nuk ndryshon”.
“Mbi 80% e shohin vendin e tyre si transitor deri tu jepet mundësia me dal jashtë. Mbi 50% janë pa kontrata pune”
“Që nga viti 2011 asnjë qeveritar as kryeministri i tashëm që ka premtuar që do bëjë ndryshimin e pagës minimale për kureshtjen tonë ende nuk e dimë pse kryeministri pagën e vet mund të bëjë 3000 euro e nuk mund të lëviz pagën e punëtorëve nga 120 në 250 euro. Shteti ka ardh në atë fazë qe shteti është i lidhur me pronarët e kompanive”, tha kryetari Azemi./Arbresh.info/
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë