Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën janë mbledhur për të diskutuar, mes tjerash, edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, ka thënë për TASR se formimi i ushtrisë së Kosovës është më shumë kompetencë e NATO-s, por tha se edhe BE-ja kërkon që kjo çështje duhet të jetë vetëm në pajtim me kushtetutën dhe ligjet në fuqi. .
“Në lidhje me krijimin e Ushtrisë së Kosovës, kjo është më shumë kompetencë e NATO-s. Në të njëjtën kohë”, thotë ai, “edhe BE-ja është e qartë në këtë çështje – se ajo duhet të bëhet vetëm në pajtim me kushtetutën dhe ligjet dhe duhet të ketë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, gjë të cilën Kosova momentalisht nuk e ka”.
“Sllovakia mbështet përpjekjet për reforma dhe negociatat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në pajtim me perspektivën e tyre evropiane. Fatkeqësish, rajoni ende ka potencial për tensione dhe stagnime, dhe për këtë BE-ja duhet të vazhdojë të jetë e përkushtuar fuqishëm”, tha shefi i diplomacisë sllovake, transmeton Koha.net.
Lajçak tha se ministrat e Jashtëm të BE-së kanë theksuar rolin kyç dhe të pazëvendësueshëm të BE-së në transformimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se është qenësore që të gjitha vendet e rajonit të vazhdojnë me procesin e reformave.
Kujtojmë se seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00. Ndërkaq, Ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.
Në rendin e ditës do të jenë:
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve