Komisionari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Hahn duke folur para gazetarëve në “Konferencën e Pranimit Ministrorë BE-Serbi”, ka thënë se taksa prej 100 për qind e vendosur nga Kosova është kategorikisht kundër vlerave të tregtisë së lirë.
“Kur isha në Beograd dhe Prishtinë, ofrova shërbimet tona të mira për të zgjidhur pengesat e tregtisë së lirë. Ishte e qartë se futja e tarifës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, është krejtësisht kundër frymës së tregtisë së lirë të CEFTA-s”.
“Kjo është arsyeja pse unë besoj se duhet t’i heqim pengesat e tregtisë së lirë dhe të kërkojmë një zgjidhje të shpejtë sepse kjo do të jetë në interes të të gjithëve”.
“Vonesa është e papranueshme për ne. Edhe një herë, taksa është kundër frymës së përparimit në aspektin e bashkëpunimit rajonal. Bashkëpunimi rajonal mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet tregtisë së lirë, lëvizjes së lirë të mallrave dhe lëvizjes së lirë të njerëzve”
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...