Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ka bërë të ditur se që nga 12 dhjetori do të rinisë kursi i italishtes, si lëndë e obligueshme për ata që duan ta mësojnë italishten si gjuhë të dytë në vitin e parë të studimeve.
Do të mund të marrin pjesë edhe studentët që duan ta mësojnë italishten si lëndë zgjedhore – por fillimisht vetëm brenda departamenteve të Filologjikut.
Gjithashtu, rinisja e mësimit të italishtes nënkupton edhe rifillimin e punës së Institutit të Gjuhës dhe të Kulturës Italiane në kuadër të UP-së, i themeluar disa vite më parë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë, bën të ditur Fakulteti i Filologjisë.
Instituti do ta bashkërendisë veprimtarinë e tij së bashku me drejtorinë e Institutit të Kulturës Italiane në Tiranë dhe me Ambasadën e Republikës së Italisë në Prishtinë.
Fakulteti i Filologjisë dhe UP-ja në përgjithësi, në dy vitet e fundit, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa univeristete italiane që përgatisin kuadro të italishtes për të huajt (Venecie, Peruggia, Napoli, Kalabria) dhe synojmë që të ngritet niveli i mësimit dhe i studimit të italishtes në Kosovë, por edhe i gjuhëve të tjera të grupit të romanistikës në përgjithësi e që nuk ofrohen për momentin në nivel universitar (siç është spanjishtja dhe portugalishtja), thekson njoftimi.
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...