Se Kosova është gati ta krijojë ushtrinë, e tregojnë edhe prurjet e pajisjeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Metro i ka siguruar fotografitë përmes burimeve në Qeverinë e Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në transportin e këtyre mjetëve dhe pajisjeve ushtarake nga SHBA’ja.
Po ashtu burimet e Metros kanë mësuar se këto pajisje ushtarake kanë ardhur mbrëmë gjatë orëve të vona, ku kanë mbërritur disa kamionë me 20 autoblinda në Prishtinë, e të tjera do të arrijnë ditëve në vazhdim.
Ndryshe, kryeministri Ramush Hardinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë paralajmëruar se më 14 dhjetor Kosova do të bëhet me ushtri, ndonëse një gjë të tillë shefi i NATO’s nuk e ka parë si të favorshme për këtë moment. Mirëpo, ambasadori amerikan tha se krijimi i ushtrisë është i natyrshëm.
Më poshtë mund t’i shihni disa foto ku shihen disa autoblinda dhe mjete ushtarake.





PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...