Në vazhdën e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate në Kosovë, sot është hapur zyra e saj në komunën e Besianës.
Duke e paraqitur programin socialdemokrat para llapjanëve, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme, Aida Dërguti dhe koordinatori i degës, Blerim Maqastena, e quajtën të rëndësishëm zgjerimin e PSD-së në Besianë.
Me këtë rast u tha, se tri mandatet e kryetarit aktual të komunës dhe 15 vitet e udhëheqjes lokale nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i zgjidhen problemet ekzistenciale të Besianës.
“Zgjerimi i sotëm i Partisë Socialdemokrate në Besianë është mundësia e nesërme për qeverisje moderne lokale, me transparencë radikale dhe me planifikim hapësinor e urbanistik, në shërbim të funksionalizimit të shërbimeve komunale dhe lirimit e zhvillimit të hapësirave publike.
Interesimi dhe gatishmëria e qytetarëve të Besianës për angazhim politik në PSD, rreth një organizimi të mirëfilltë demokratik, me program zhvillimor dhe social, shpërfaq vullnetin e përgjithshëm për transformimin e domosdoshëm të qeverisjes në Republikën e Kosovës, në dobi të shtresave më të shtypura dhe të harruara të shoqërisë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...