Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një grua ka humbur tre fëmijët që priste të sillte në jetë.
Gruaja shtatzënë E. Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës ku nuk ka as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.
Ajo ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjet e tjera.
Një gjinekolog me staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë por me sa duket ka qenë vonë për fëmijët.
Sipas burimeve nga spitali, të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.
Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës.
Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin