Sot është publikuar lista me të nominuarit për “Grammy Awards”.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që kanë arritur të nominohen në këtë ceremoni në mesin e shumë artistëve me famë botërore, shkruan lajmi.net.
Dua Lipa është nominuar në dy kategori, “Artistja më e mirë e re” dhe “Vallëzimi më i mirë në një këngë”, e ky lajm e bëri atë të qajë me lot nga emocionet.
Natyrisht që gjithë shqiptarët i janë gëzuar këtij lajmi, entuziazmin nuk e fshehu as ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të Duas dhe fjalën e saj me rastin e nominimit në “Grammy Awards”.
“Të jesh nga Kosova dhe të shohësh se sa do të thotë kjo për njerëzit në shtëpi është çmenduri, kjo do të thotë shumë edhe për mua, ndihem sikur po përfaqësoj veten por edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Kosovën. Një moment shumë krenar për mua “, ka thënë Dua në nominimet “Grammy”.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...