Kënga e Fifit dhe MC Kreshës “Psikopatja jote” është një nga këngët më të pëlqyera të edicionit të 20 të “Kënga Magjike” dhe ndër më të klikuarat.
Mirëpo e ftuar sot tek “Rudina”, gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj është shprehur se pjesa e Kreshës është e kopjuar.
Dasara tregoi se një mike e saj i kishte çuar tekstin identik të një kënge të huaj dhe kishte pyetur edhe Kreshën, por ai e kishte bllokuar.
“Kjo këngë të prek në çdo qelizë, Fifi është e talentuar, shkruan tekste shumë të bukura, por në performancën e mbrëmshme stonoi si vitin e kaluar. Por mbetet e talentuar, ka shumë elemente artistike, ka shumë fuqi, temperament. U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj “911” dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që të japin një përgjigje. S’besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara”, u shpreh Dasara.

30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...