Denis Suarez ka pranuar se nuk është i lumtur në Barcelonë.
24-vjeçari arriti të shënojë dy gola për gjigantin katalunas në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Kupës së Mbretit në të cilat ka qenë startues, transmeton portali arbresh.info.
Por, ai nuk është i kënaqur që ka luajtur vetëm kaq pak ndeshje derisa gjysma e sezonit tashmë ka shkuar.
“Trajneri tha se ndeshja kundër Lenoesas ishte test për ata që nuk luajnë rregullisht, prandaj do ta shohim të shtunën nëse e kam kaluar”, u ka thënë ai gazetarëve.
“Unë punoj që të luaj, nëse nuk luaj atëherë do të shohim. Nuk jam i lumtur sepse nuk jam duke luajtur dhe këtë gjë e dua”
Lojtari është përfolur për transferim te Chelsea dhe Napoli./arbresh.info/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...