Slavko Simiq ka thënë se përpjekjet e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës nuk janë të pranueshme për serbët që presin të mos jetë e pranueshme as për bashkësinë ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se përpjekjet e transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës nuk janë të pranueshme për serbët që presin të mos jetë e pranueshme as për bashkësinë ndërkombëtare.
“Pozicioni ynë ka qenë gjithmonë i qartë dhe i pandryshueshëm rreth kësaj teme. Absolutisht jemi kundër shkeljes së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe jemi kundër formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë mesazh ua kemi dërguar edhe në Parlamentin e Kosovës por edhe bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Simiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.
“Kjo për ne është absolutisht e papranueshme, e sigurisht se presim që të jetë e papranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi ai.
Sipas tij, kjo hedh në ujë përpjekjet e popullit serbë në Kosovë që mundohet të sjellë investime por edhe të gjejë pajtimin, tolerancën dhe paqen, derisa nga ana tjetër, Prishtina investon tek destabilizimi i Kosovës dhe i gjithë regjionit.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...