Kryeministri Ramush Haradinaj, ka treguar për herë të parë premtimin e madh që ia kishin dhënë zyrtarët e Partisë Socialdemokrate.
Haradinaj ka thënë se krerët më të lartë të PSD-së, ia kanë konfirmuar se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse kjo është kërkesë e Listës Serbe.
I pari i qeverisë, ka shpalosur një takim me zyrtarët e partisë së Shpend Ahmetit, në të cilin sipas Haradinajt, ka marrë zotime se nuk do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, nëse e kërkon këtë Lista Serbe.
“Kohë më parë kur kam acarime me Listën Serbe jam taku me ta. Ju kam thënë se jemi duke shkuar në disa zhvillime të rënda, se unë jam duke shkuar në disa punë të mira për vendin dhe ju kam tregu që mund ta humb besimin e Listës Serbe. PSD më kanë thënë se nuk do të rrëzojmë kurrë, nëse don me kry punë për vendin, e Lista Serbe don me të rrëzu ty, na nuk ju ndihmojmë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Insajderi.
“Mos u tremb më kanë thënë edhe disa deputetë të LDK-së dhe VV-së, që kryeje Ushtrinë se nuk e përkrahim Listën Serbe me të rrëzu ty”, ka thënë Haradinaj.
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...