Bazuar në atë që është raportuar në edicionin e sotëm të gazetës sportive italiane ‘Tuttosport’, Cristiano Ronaldo mund të ishte duke bartur ngjyrat e “Nerazzurrve” në vend të atyre të “Zonjës së Vjetër.
Gazeta e lartpërmendur raporton që gjatë kohës kur Ronaldo ishte në akademinë e Sporting Lisbonit, sulmuesi i atëhershëm i Interit, Luisito Suarez, i kishte propozuar sulmuesin portugez “Nerazzurrëve”, transmeton portali arbresh.info.
Suarez thuhet se ishte i interesuar në Ronaldon pasi kishte parë atë duke shënuar një gol të ngjashëm me atë të Ronaldos brazilian.
Interi dështoi për të siguruar nënshkrimin e tij dhe vetëm pak më vonë Manchester United nënshkroi me të.
E gjithë pjesa tjetër është histori./arbresh.info/
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...