“Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbush marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me paraqit Kosovën si vend i dalur prej kontrollit në siguri pasi sipas tyre Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim. Ne gjithë mundemi me ju kthy përgjigje të qartë se askush nuk ka nevojë për jostabilitet. Ne gjithë punojmë për ma shumë paqe, të vetmit që ju intereson ndonjë skenar për me mujt me nxjerr Kosovën të çrregulluar është Beogradi zyrtar”, është shprehur Haradinaj.
Sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se ky është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me kushtetutën.
“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm është në përputhje me kushtetutën tonë, më të avancuarën në botë. Një kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë. Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shpreh mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar kryeministri.
Sipas Haradinaj, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet bazike për të qenë ushtri dhe ka shtuar se ushtria nuk e vë në rrezik marrëdhënien me NATO-n.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2104460729651138/
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...