Lëndimet që i morën jetën punëtorit nga Peja

09:49 | 6 Dhjetor 2018
M. A.

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë një person që ishte aksidentuar dy ditë më parë gjatë orarit të punës në një kompani ndërtimi në Pejë.

I ndjeri është Shefqet Fetahaj nga fshati Raushiq i Pejës.

Sipas burimeve të portalit, i ndjeri në kohën e aksidentit ishte në vendin e punës dhe si pasojë e aksidentit kishte këputur krahun dhe më pas nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve të marra.

Arbresh.info meson se i nderi ishte rreth moshës 40 vjeçe dhe ka lënë pas tre fëmijë.

Sipas një njoftimi nga një familjar i tij në facebook, mësohet se varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Raushit në Pejë.

“Njoftojmë miqët dhe shokët se sot tragjikisht u nda nga jeta Veterani i Luftës, kusheriri yne Shefqet ( Hamez) Fetahaj…Varrimi do të behet në varrezat e fshatit, prej ores 16:00!”, ka shkruar ai në facebook./Arbresh.info/


I ndjeri, Shefqet Fetahaj

 

Shpërndaje në rrjete sociale